Çmenduri në Portugali, Milani në grupet e Europa League pas 24 penalltive

2 Tetor 2020, 13:12

Çmenduri në Portugali. Milani kualifikohet në fazën e grupeve të Europa League pas plot 24 penalltish të gjuajtura. Ndeshja play-off ndaj luzitanëve të Rio Aves u mbyll 1-1 pas 90 minutave dhe 2-2 pas kohëve shtesë dhe më pas shkoi tek penalltitë. Janë gjuajtur pa fund penallti nga të dyja ekipet dhe në total 24 ku goditën edhe portierët që i humbën madje disa lojtarë u paraqitën nga 11 metrat edhe dy herë.