Çmimet, 30 mln dollarë garanci sovrane për importuesit e ushqimeve, nuk do ketë normë fikse interesi! Shteti do të dalë garant për 60% të vlerës së kredisë

27 Maj 2022, 21:14

30 milionë dollarë është vlera e garancisë sovrane që qeveria ka vënë në dispozicion të importuesve që të krijojnë rezerva ushqimore për 3 muaj. Shteti do të dalë garant për 60% të vlerës së kredisë që do të kërkojnë bizneset, ndërsa norma e interesit nuk do të jetë fikse por do të caktohet nga shuma e kredisë që do marrin subjektet.