Çmimet e kripura në Fier/ Frutat dhe perimet të papërballueshme për qytetarët

31 Janar 2019, 19:46

Çmimet e fruta-perimeve në këtë fillim viti kanë pësuar rritje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë. Në tregun ushqimor të Fierit janë të shumtë tregtarët të cilët shesin prodhime bujqësore, por blerësit në këtë treg janë shumë të pakt, pasi çmimet për një pjesë të konsiderueshme janë të pa përballueshme. Shtresa më e prekur është mosha e tret, pasi me pensionet e tyre nuk arrijnë të blejnë as perimet bazë.

1 kg qepë në Fier shitet me 120 lekë, por edhe perimet e tjera kanë çmime të përafërta apo edhe më të shtrenjta, siç janë spinaqi dhe sallata ku çmimi i tyre arrin deri në 200 lekë për kilogram.

 Ndërkohë që çmimet e larta të fruta-perimeve vijojnë të jenë edhe në kryeqytet, ku shumë banorë shkojnë në treg dhe kthehen me trasta bosh për shkak të çmimeve të papërballueshme që ofrohen nga tregtarët dhe grosistët e tregut monopol të Tiranës.