Çmimet e larta ulin tregtinë e mallrave në 4 mujor, INSTAT: Eksport-importi në porte e hekurudha u ul me mbi 21%! Të ardhurat në buxhet janë rritur mbi 18%

29 Maj 2022, 17:30

Tregtia e mallrave në katër-mujorin e parë të këtij viti ka pësuar rënie dyshifrore dhe shkaku kryesor janë çmimet e larta në tregjet ndërkombëtare. INSTAT thotë se importet dhe eksportet deri në prill u ulën me mbi 21%, ndërkohë që Banka e Shqipërisë thotë se bizneset kanë rritur kërkesën për kredi me qëllim që të përballojnë importin e mallrave pavarësisht çmimeve të larta.