Çmimet e produkteve ushqimore, qytetarët tregojnë se pse janë të papërballueshme

8 Maj 2020, 10:28

Çmimet e produkteve ushqimore dhe të fruta-perimeve nuk janë të përballueshme në periudhë pandemie dhe janë shtrenjtuar. Qytetarë të shumtë që telefonuan mëngjesin e sotëm në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv i thanë gazetarit Andi Kapxhiu në lidhje me temën e ditës se me pensionet apo pagën e “luftës” që ata kanë marrë e kanë të pamundur që të përballojnë edhe çmimet.