Çmimet e ushqimeve bien me 1%, INSTAT: Frutat vijojnë të jenë më të shtrenjtat

8 Maj 2020, 16:17

Çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike në muajin prill kanë pësuar një ulje me 1,0% krahasuar me muajin mars. INSTAT raporton se inflacioni në muajin prill ishte në nivelin e 1.9% ndryshe nga muaji mars kur ky tregues arriti në 2.1%.