Çmimi Evropian i Poetit të Lirisë ndahet mes Shqipërisë dhe Ukrainës, Luljeta Lleshanaku befason me ‘Ujë dhe karbon’, juria: Poetja erudite ka shkruar një kryevepër

26 Maj 2022, 17:36

Me vëllimin “Ujë dhe karbon”, poetja Luljeta Lleshanaku dhe ukrainasja Marianna Kiyanovska marrin çmimin Letrar Evropian të Poetit të Lirisë për 2022. I përkthyer në gjuhën polake, vëllimi u vlerësua si kryevepër e plotë dhe e përfunduar nga 7 anëtarët e jurisë.