Çmimi i ulët i shalqinit, Braçe del në protestë bashkë me fermerët: Grumbulluesit fiksojnë çmimin, shesin pa faturë! Fermerët: Po falimentojmë

22 Qershor 2022, 15:10 | Përditesimi i fundit: 2022-06-22 16:33:58

Në Lushnje fermerët të mbështetur nga deputeti Erion Brace  protestuan pasi pikat e grumbullimit e blejnë shalqinin me çmim shumë të lirë. Brace tha se po abuzohet nga tregtarët e mëdhenj, ndaj i kërkoi Ministrisë së Financave të ushtrojë kontrolle.