Çmimi Nobel në Fizikë shkon për James Peebles, Michel Mayor dhe Didier Queloz

8 Tetor 2019, 15:45
  1. James Peebles, Michel Mayor dhe Didier Queloz fituan Çmimin Nobel në Fizikë për zbulimet e tyre mbi evolucionin e universit dhe zbulimin e planetëve të ngjashëm me Tokën.

    Peebles, me nënshtetësi kanadeze dhe amerikane, studioi lindjen e kozmosit tonë, duke demonstruar se sa pak dimë për çështjet që na rrethojnë dhe se ne mund të përshkruajmë vetëm 5% të saj. Sipas tij, pjesa e mbetur formohet nga materia e errët dhe energjia, mbi të cilën ne dimë pak ose asgjë.

    Pjesa tjetër e Nobelit i takoi Michel Mayor dhe Didier Queloz, të cilët zbuluan ekzoplanetin e parë në orbitë rreth një ylli si Dielli, i quajtur ‘51 Pegasi’. Vëzhgimi i tyre daton që nga viti 1995 dhe ishte hera e parë që një ekzoplanetë u identifikua jashtë sistemit tonë diellor.

    Që atëherë, mbi 4 mijë ekzoplanetë janë vrojtuar në Rrugën e Qumështit, me një larmi të jashtëzakonshme dimensionesh, formash dhe llojesh të orbitave".

    Peebles është 84 vjeç dhe jep mësime në Princeton, Shtetet e Bashkuara, kurse Michel Mayor dhe Didier Queloz, 53 dhe 77 vjeç japin mësime në Universitetin e Gjenevës.

    Dje Çmimin Nobel për Mjekësi e fituan dy shkencëtarë amerikanë dhe një shkencëtar britanik. William Kaelin, Sir Peter Ratcliffe dhe Gregg Semenza.