Çobani zbulon shkëmbin me mbishkrime prehistorike, e moshuara: Aty pushonim kur shkonim në mal

14 Tetor 2019, 16:08

Drejtori i Kulturës në Bashkinë Mirditë, Gjergj Marku, kërkon që kjo zonë studiohet nga ekspertë të fushës, pasi sipas tij këto gjetje dëshmojnë se ka vlera historike.

"Rasti i rrasës sipër në bjeshkë është më ndryshe dhe është tërësisht i dukshëm me atë varrën që është bërë nga njerëz prehistorik ku mendohet të jetë mijëravjeçar. Ndërkohë kjo e dyta është shumë e vështirë sidomos për një sy të lirë dhe sidomos për një sy amator është shumë e vështirë për ta deshifruar se nëse kemi të bëjmë me hieroglif me gdhendje në gurë pra art shkëmbor. Apo thjeshtë është një ndikim gjemofologjik mbi gurë për vite e vite. Guri është i  vendosur në një stom dheu (grumbull dheu) një gurë i stërmadh për të qenë realist. Në të kalonte edhe një vijë uji. Mbase mund të jetë bërë prej shekujsh ajo vija e ujit dhe kalon mes përmes gurit. Sidoqoftë rëndësi ka që edhe ky të studiohet", shprehet Marku.

Një grua e moshuar banore e zonë tregon se shkëmbin në fjalë e përdornin si pikë pushimi gjatë kohës kur shkonin në mal, por asnjëherë s'e kishin menduar se mbart vlera historike.

Dila Gjoka, Banore e Xhuxhës: Shkonim në mal për dru. Kur vinim vetëm aty pushonim. Bënim pushim të gjithë. Një çoban shkonte gjithmonë aty. Nga vija i thonim nga vija e Gjonajt.

Specialistët e fushës pritet të shkojnë në Xhuxhë për të verifikuar e analizuar këtë zbulim i cili është i dyti në këtë zonë brenda pak muajsh me simbolika të përafërta dhe nëse vërtetë do të kemi të bëjmë me dëshmi të periudhës neolite. Mirdita i shtohet hartës së zbulimeve këto 30 vitet e fundit.