Vlera e tregut global të çokollatës vazhdon të arrijë nivele të reja. Potencialisht deri në vitin 2025 ajo mendohet të dyfishohet krahasuar me nivelin e vitit 2017. Konsumi i lartë i çokollatës ka ardhur kryesisht nga përfitimet shëndetësore të perceptuara si anti-plakje, efektet antioksiduese, lehtësimin e stresit, rregullimin e presionit gjakut etj.
Më shumë se gjysma e të gjithë çokollatës që prodhohet në botë, konsumohet në Evropën Perëndimore dhe në Amerikën e Veriut. Zvicra mban rekordin me 8 kg çokollatë për banorë, konsumuar në vitin 2017.
Por edhe pse tregjet e zhvilluara janë në ballë të konsumimit të çokollatave, mundësia e ekspansionit konsumues drejt Kinës dhe Indisë është e madhe. Ndërsa deri në vitin 1980, në Kinë çokollata konsiderohej delikatesë e rrallë, duket se gjërat po ndryshojnë me shpejtësi. Urbanizimi i shpejtë, rritja e klasës së mesme dhe ndryshimi i shijeve të konsumatorëve kanë shkaktuar një oreks në rritje për çokollatën.
Prodhuesit e çokollatës sot janë në luftë me kohën. Ngrohja globale, sipërfaqja e limituar e tokës dhe parazitët, ka bërë që në rang botëror, prodhimi i kakaos të ulet me 40 %. Vetëm ne Costa d'Avorio janë eleminuar këtë vit 100 000 hektare plantacione kakao.
Sipas "Euromonitor", pavarësisht kësaj, Gana, furnizuesi i dytë më i madh në botë i kakaos, pas huasë prej 1.5 miliardë dollarësh nga "Eximbank", po eksporton në Kinë sasi të medha të kakaos.
