'Common ism'/ Bredh i veçantë i Krishtlindjeve në Bunk’art 2, me yllin e komunizmit & portretet e martirëve

22 Dhjetor 2018, 18:00

Krishtlindjet janë një moment i gëzueshëm për këdo, mbushur me gëzim, drita edhe plot ngjyra. Por në këto krishtlindje Gentian Minga sjell në Bunk’art 2 për të gjithë vizitorët një bredh të veçantë, insatalacionin “Common ism”. Dëshira e tij është që të reflektohet mbi të shkuarën, që njerëzit kanë kaluar gjatë regjimit komunist në Shqipëri, ku fjala Krishtlindje as që mund të përmendej, sepse të kushtonte jetën. Kjo është arsyeja përse gazetari Gentian Minga ka “zhveshur” nga elementët festivë Pemën e Krishtlindjeve.

Arsyeja, përse unë e bëra pemën ishte një ngacmim tjetër, më shumë për të kthyer edhe njëherë vëmendjen ndaj këtyre që po them, për të kthyer edhe një herë vëmendjen ndaj komunizmit. Në këtë kohë që të gjithë bëjnë pemë me dekore nga më të ndryshmet, ne harrojmë se dikur, thjesht të mendoje apo të përmendje emrin krishtlindje mund të të kushtonte jetën. Siç u ka kushtuar shumë prej martirëve që janë këtë fotografi në këtë pemë. Janë martirë të besimit katolikë apo ortodoksë, të cilët janë pushkatuar thjesht se besojnë tek krishtlindja. Sot që ne festojmë krishtlindjet duhet të dimë, se kemi një lloj lirie, që dikur ka qenë e munguar, jo për pak, por për 50 vite.

Gentian Minga, Gazetar