Conte dha dritën jeshile për vazhdimin e Seria A, frenon ministri i sportit: Ishte vetëm një sinjal

27 Prill 2020, 13:44

Pak orë pasi kryeministri italian Guiseppe Conte dha dritën jeshile për rifillimin e stërvitjes së sportistëve profesionistë, ç’ka nënkupton një risnisje të Seria A, ministri Sportit në Itali, Spodafora, ka ulur me këmbë në tokë të gjithë të entuziazmuarit. Në një intervistë për mediat italiane ai ka deklaruar: “Ne duhet të jepnim një sinjal, por asgjë nuk duhet të merret si e kryer. Protokolli i paraqitur nga federata italiane e futbollit nuk është i mjaftueshëm, ai kërkon thellimë të metejshme”.

Në këtë mënyrë Spadafora zbeh optimizmin e ngjallur nga Guiseppe Conte, i cili në mbremjen e së dielës njoftoi për fazën e dytë të hapjes së Italisë nga koronavirusi. Ndër të tjera kryeministri italian tha se në datën katër sportistët do të mund të fillojnë stërvitjen në mënyrë individuale, ndërsa me 18 maj do të mund të stërviten në grup.