Copa xhami të shpërndara, pamjet nga dëmtimi i qendrës shëndetësore në Elbasan

21 Nëntor 2020, 16:44 | Përditesimi: 21 Nëntor 2020, 16:46

Qendra Shëndetësore  në lagjen "Skëndëbej" në Elbasan u dhunua ditën e sotme nga një person, i cili është arrestuar, ndërsa sipas policisë ka qenë i dehur. Në vendin e ngjarjes janë disa xhama thyer, copat e të cilit ndodhen ende aty si dhe një gur i madh  cili është përdorur nga autori.

b.ha./Shqiptarja.com