Copenhagen gjen mënyrën më origjinale për 'të mposhtur' COVID-19

29 Tetor 2020, 19:04

Në një kohë aspak të lehtë dhe të zakonshme, ku bota po përballet me një virus vdekjeprurës, qytetarët e Copenhagen kanë gjetur mënyrën më origjinale dhe zbavitëse për ‘të mposhtur’ COVID-19. Në një nga sheshet e qytetit, moshat nga më të ndryshmet, duke filluar nga të rinjtë dhe deri tek moshat e thyera, zbaviten nën tingujt e një muzike ritmike.

Në këtë grup të madh njerëzish të distancuar nga njëri- tjetri nuk mungojnë as baballarët me foshnjet e tyre në krah.