Çorapet me kanabis dhe heroinë në pjesën intime! Arrestohet polici i Drenovës që tentoi të fuste drogë në burg

23 Prill 2020, 16:29

Një efektiv i burgut të Drenovës në Korçë është arrestuar, pasi tentoi që të fuste drogë në ambientet e vuajtjes së dënimit për të burgosurit. Gjatë kontrollit fizik të punonjësve të burgut, efektivit Hakil Zere iu gjet e fshehur në këpucë, brenda çorapeve 2 qese me kanabis dhe në pjesën intime të trupit 2 qesë të tjera, njëra prej të cilave me heroinë.

Operacioni u finalizua nga SHKBB, shërbimi i kontrollit të brendshëm në burgje në bashkëpunim me IEVP Drenovë. Sipas burimeve policit të burgjeve Hakil Zeres i është gjetur edhe një sasi lënde narkotike gjatë kontrollit të banesës nga ana e policisë së shtetit.