Coronavirusi, Italia e blinduar nga Veriu në Jug për Pashkët! 67% e rasteve pozitive asimptomatik

10 Prill 2020, 13:21

Në prag të Pashkëve Italia do jetë e blinduar nga Veriu në Jug dhe toleranca do të jetë zero për shkelësit e masave të izolimit.

Me mijëra pika të kontrollit policor janë ngritur në autostrada, dronët në qiej ditë e natë do të survejojnë tentativat për eksod në vendet turistike kurse helikopterët do të patrullojnë rrugët dhe autostradat provinciale, me pak fjalë mbikqyrje speciale në të gjitha rajonet.Në Itali duket se nuk ka ardhur ende koha për të festuar duke e larguar edhe më shumë Fazën 2. Të dhënat e fundit të komunikuara dje nga Mbrojtja Civile përshkruajnë një situatë të qëndrueshme: numri i pacientëve në spital po bie dhe është shtuar numri I të shëruarve. Por nga ana tjetër është rritur edhe numri i rasteve të reja pozitiv nga Covid-19. Më shumë shqetësues është numri i vdekjeve.