COVID 19/ Pezullimet në Teatrin e Metropolit, Jonida Beqo: Puna do të rifillojë aty ku u ndërpre

7 Maj 2020, 17:54

Të gjendur në një situatë të pazakontë, artistët vazhdojnë që të mundësojnë shfaqjet e tyre për artdashësit online. Teatri i Metropolit, i cili kishte planifikuar premierën shfaqjet “5 Ditë Mbret” me autor dhe regji të Stefan Çapalikut dhe “Sot 8 Dite” e Josip Reles me regji të Elona Hysenit i ka shtyrë. Ndërsa, dy shfaqjet për fëmijë “Pikaloshja dhe Zigzagu” dhe “Piteri dhe Ujku”, edhe koncert me repertorin e Ansamblit Tirana janë pezulluar. Drejtoresha Jonida Beqo shprehet se ky institucion do të vijojë që të prezantojë shfaqjet online edhe në kanalet e Radio Televizionit Publik Shqiptar, ku sonte prezantohen “E mbesa e krahinarit” e Kristo Floqit dhe “Gjyshja ka ikur me cirkun”, ndërsa  thotë se puna do të rifillojë aty ku është ndërprerë, sapo të hiqen kufizimet.