COVID- 19/Moikom Zeqo për Metën, Ramën dhe opozitën: Kemi një grusht politikanësh dekorativë!

27 Prill 2020, 16:06

Shkrimtari edhe studiuesi Moikom Zeqo rrëfen ditët e vetizolimit në shtëpi për shkak të virusit korona. Teksa e konsideron këtë situatë të vështirë për të gjithë planetin, jo vetëm për Shqipërinë, ndalet veçanërisht tek masat që janë marrë nga qeveria shqiptare në këto ditë.

 “Është një periudhë karantine, çdo karantinë nuk është e mirë, në kuptimin e lëvizjes, nevojës për liri që ka individi për të bërë gjërat e tij. Por karantina në vetvete ka një traditë shekullore, s’ndodh për herë të parë. Por, përmasat e këtij harku kohor janë të paimagjinueshme, sepse janë planetare. Nuk duhet kuptuar, si një çështje e pushtetit ekzekutiv. Nuk ka asnjë shpikje të qeverisë Rama, janë masa të procedurës manuale. Problemi është që ne e nisëm procedurën para një muaj, edhe mund të vijojmë dhe një muaj e gjysmë”, rrëfen shkrimtari.