Covid, BE parashikon recesion të përmasave historike deri në fund të vitit 2020

6 Maj 2020, 15:31

Bashkimi Evropian parashikon “recesion të përmasave historike këtë vit”, për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit.

Në parashikimin e parë zyrtar të dëmit nga pandemia thuhet se ekonomia e BE-së do të tkurret për 7.5 për qind këtë vit, përpara se të rritet për rreth 6 për qind vitin e ardhshëm.

Eurozona - grup prej 19 vendeve që përdorin monedhën euro - do të pësojë rënie ekonomike për 7.75 për qind, ndërsa do të rritet për 6.25 për qind më 2021.