COVID boshatis kishat, besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët! Janullatos: S 'duhet të gjunjëzohemi

19 Prill 2020, 13:27 | Përditesimi i fundit: 2020-04-19 13:28:10

Besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kremtojnë sot ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e Pashkëve. Kryepeshkopi Anastas Janullatos zhvilloi meshën në Katedralen Orthodhokse ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë, i cili gjatë fjalës së tij tha se kjo pandemi nuk duhet të na frikësoj dhe gjunjëzojë, por të gjithë së bashku me solidaritet dhe besim do të mposhtim këtë frikë që ka pushtuar gjithë botën.

"Ne nuk duhet të lejojmë që COVID-19 të na gjunjëzojmë, nuk duhet të izolohemi, por të mbështesim njëri tjetrin me fjalë dhe veprime të thjeshta. Nuk duhet të kufizohemi vetëm duke mbështetur familjen tone , por ta zgjerojmë edhe te miqtë si afër dhe larg nesh. Sivjet le të transmetojmë dritën e shpresës dhe të mos pasjes frikë në mungesë të dritës nga një llambadarë tek tjetri", tha Janullatos.