Covid dhe filmi, Itali: Një projekt që synon hapjen e kinemasë në natyrë

5 Maj 2020, 15:39

Në Itali po bëhen disa teste provë për kinemanë: ekspozuesit, shpërndarësit dhe prodhuesit po punojnë për rihapjen e teatrove dhe kinemave “sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrë të sigurt, me shpresë në verën e vitit 2020”, por ndërkohë ata kanë nisur të mendojnë për një projekt kombëtar që synon hapjen e kinemasë në natyrë, duke synuar të rikthejnë para ekranit të madh të apasionuarit e filmit dhe teatrit, duke lejuar kështu mbajtjen gjallë të marrëdhënieve me publikun” dhe në përputhje me protokollet e emergjencës shëndetësore që do të lëshohen nga autoritetet kompetente”