Covid, eksperti i OBSH: Në diell në temperaturë 24° dhe me lagështi 80% Koronavirusi zhduket për dy minuta

28 Prill 2020, 15:23

Shumë ekspertë kanë qëndrime të ndryshme për sa i përket rritjes së temperaturave dhe stinës së verës. Për disa nuk do të ndryshojë asgjë për sa i përket përhapjes së koronavirus, për të tjerë mund të rrimë më të qetë.

Por gjërat i bën më të qartë Valter Ricardi, ekspert i organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe këshilltar i ministrit italian të shëndetësisë, Speranca i cili tha në një intervistë për gazetën Il Messsaggero se i ngrohti dhe lagështira mund të zhdukin virusin dhe se për këtë bindje ai është mbështetur tek një studim i 24 prillit të prezantuar nga nënsekretar për sigurinë e brendshme në Shtëpinë e Bardhë.