Covid, Europa siguron 400 milionë doza vaksine deri në fund të vitit

13 Qershor 2020, 16:31

Ministrat e Shëndetësisë së Italisë, Gjermanisë, Francës dhe Holandës kanë nënshkruar një kontratë me ‘Astrazeneca’ për furnizimin e deri në 400 milion doza vaksine "të destinuara për tërë popullatën evropiane ".

Vaksina kandidate lindi nga studimet e Universitetit të Oksfordit dhe do të përfshijë gjithashtu kompani të rëndësishme italiane në fazën e zhvillimit dhe prodhimit. Shpërndarja e dozave të vaksinës do të fillojë këtë vit.