Covid, 'Gënjeu për pandeminë', shteti Misuri-t hedh në gjyq Pekinin. Lombardia nis testimet serologjike në masë. Europa e fazës 2: maska dhe distancim social

22 Prill 2020, 15:54

Në të gjithë botën numri i rasteve pozitive nga infeksioni i koronavirusit ka kapërcyer shifrën e 2 milion e 500 mijë kurse të vdekurit janë më shumë se 177 500.

Në SHBA  u regjistruan 2751 viktima në 24 orët e fundit për një total prej rreth 45 mijë vdekje  kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi është më shumë se 800 000. Vetëm në harkun kohorë të 36 orëve u regjistruan 40 000 raste të reja infeksioni.