COVID i merr jetën çiftit të bashkëshortëve në Korçë...ishin prindërit e drejtorit të spitalit të qytetit

25 Nëntor 2020, 14:39 | Përditesimi: 25 Nëntor 2020, 14:39

KORÇË- Një çift bashkëshortësh nga qyteti i Korçës kanë humbur jetën koronavirusi. Mësohet se çifti i bashkëshortëve, Loreta dhe Thanas Broka janë prindërit e drejtorit të spitalit të qytetit të Korçës, Litjan Broka.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se çifti i moshës 69-70 vjeç ishin të prekur me COVID prej 2 javësh, teksa gjendja e tyre shëndetësore ditëve të fundit ishte përkeqësuar.Referuar po të njëjtave burimeve, fatkeqësisht e para ka ndërruar jetë nëna e drejtorit dhe pas disa orësh edhe babai i tij. Thanas Broka ka qenë prefekt në qytetin Beratit përgjatë periudhës 2004 si edhe kreu i PBDNJ për disa vite.

b.ha./Shqiptarja.com