Covid, Italia hyn zyrtarisht në fazën 2 të pandemisë, Kryeministri Conte: Nga sot e ardhmja varet nga sjellja jonë

4 Maj 2020, 13:46

Nga sot zyrtarisht Italia ka hyrë në Fazën 2 të pandemisë nga koronavirusi. Kryeministri Conte përmes nje postimi në faqen e tij në facebook i bëri thirrje italianëve për sens të lartë përgjegjësie teksa edhe deklaroi se nga sot e ardhmja varet nga komportimi i gjithësecilit të këtë fazë bashkëjetese me koronavirusin. Ai tha gjithashtu se sa më skrupuloz të jemi në respektimin e masave të sigurisë aq më shpejt do të zgjerohen hapësirat e tjera të lirisë.

Shumë e kanë pritur me padurim 4 majin duke shpresuar se kjo do të ishte dita e rikthimit në normalitet, por në fakt nuk do të jetë kështu.

Në fakt, sipas dekretit të fundit të qeverisë së kryeministirt Conte, shumë nga kufizimet e vendosura dy muajt e fundit do të mbeten akoma në fuqi.

Nga sot e deri më 17 maj do të rifillojnë nga prodhimi shumë nga aktivitete. Vlerësohet se rreth 65 % e italianëve nga sot do të rikthehen në punë.

Nga data 18 maj do të rihapen dyqanet dhe muzeumët kurse baret dhe restorantet do duhet të presin deri më 1 qershor.

Sot italianët do të kenë mundësi të dalin për të vizituar të afërmit por e kanë të ndaluar organizimin e festive dhe banketeve me ta.