COVID/ Mbi 72 mijë njerëz të vaksinuar në Itali

3 Janar 2021, 16:13

72,397 persona janë vaksinuar kundër COVID në Itali, sipas të dhënave më të fundit. Lazio kryeson për sa i përket numrit, me 16,366 vaksina (35,7% të dozave të disponueshme).

Menjëherë më pas vjen Piemonte (9,478 - 23,2%), Toskana (6,824 - 24,4%) dhe Campania (6,671 - 19,7). Lombardia është shumë mbrapa (2,446 - 3%).