Covid, më 4 maj rihapen aktivitetet esenciale edhe në Itali! Baret dhe restorantet më 1 qershor, shkollat në shtator

27 Prill 2020, 13:51 | Përditesimi i fundit: 2020-04-27 13:52:03

Mesa duket muaji maj do të jetë për të gjitha vendet e Europës muaji i kalimit në fazën 2 të pandemisë nga koronavirusi.

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka prezantuar gjatë një konference për shtyp lehtësimin e masave të izolimit dhe bllokimit dhe hyrjen në fazën 2 të pandemisë që do të fillojë pas 4 majit.

Conte tha se në këtë fazë, sjellja e përgjegjshme e gjithësecilit është thelbësore ashtu si dhe ruajtja e distancës nga njëri njëri.

Disa aktivitete të kompanive të konsideruara strategjike do të nisin nga puna që nga dita e sotme.

Më 4 maj, do rinisë aktivitetin tregtia me shumicë dhe pas datës 18 edhe ajo me pakicë.

Plani i qeverisë është gjithashtu që duke filluar nga data 1 qershor të rihapen baret, restorantet, parukeritë, sallonet e bukurisë, berberët dhe qendrat e masazheve gjithmonë me masa të adoptuara.

Ka gjithashtu edhe një plan për hapjen e sezonit të plazhit ne vendet bregdetare kurse shkollat do të mbeten të mbyllura deri në shtator.