Covid, më shumë se 1 milion të shëruar në botë! Europa po fiton luftën me koronavirusin

1 Maj 2020, 16:36

Pragu i njerëzve të rikuperuar nga infeksioni i koronavirusit në të gjithë botën ka tejkaluar sot shifrën një milion.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti amerikan Johns Hopkins. të shëruarit nga sëmundja e koronavirusit tani janë 1,014,809, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave është 233,405 kurse rastet e personave të identifikuar pozitiv nga Covid që nga fillimi i pandemisë është 3,257,520

Shtetet e Bashkuara janë kryesuese në numrin e të shëruarve (154 mijë), e ndjekur nga Gjermania (123 mijë), Spanja (112 mijë), Kina (78 mijë) dhe Italia (76 mijë)

Në 24 orët e fundit Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar 2,053 vdekje të tjera në lidhje me koronavirusin.