Covid, ndalimi i qarkullimit në BE do të zgjatet... Brukseli: Shtetet anëtare të lënë në fuqi kufizimet për kufijtë deri në 15 qershor

9 Maj 2020, 11:32

Prej gati dy muajsh kufijtë e Bashkimit Europian janë të mbyllura në shkallë të gjerë – për shkak të krizës së Coronës vetëm pak njerëzve u lejohet të qarkullojnë nga një vend në tjetrin. Brukseli nuk dëshiron të ndryshojë gjë tani për tani, sepse situata është “e paqëndrueshme”.

Për shkak të pandemisë së Coronës Komisioni i BE-së ka rekomanduar që ndalimi i qarkullimit të lirë të zgjatet edhe për pak kohë. Autoritetet e Brukselit u kërkuan shteteve anëtare që t’i lënë në fuqi kufizimet deri më 15 qershor.