COVID / Ndërron jetë Hajdar Kovaçi, arkitekti i njohur nga Durrësi, gruaja në spital e djali i vetëkarantinuar në shtëpi

27 Prill 2020, 22:31

Hajdar Kovaçi, arkitekti i njohur në Durrës ka ndërruar jetë brëmjen e sotme, pas 24 ditëve i intubuar në spitalin "Shefqet Ndroqi" me COVID-19. Report Tv ka mësuar se gruaja  e tij ndodhet e shtruar në spital, kurse djali i vetëkarantinuar në shtëpi. Në qershor të vitit që lamë pas ai pati një takim me shkrimtarin e njohur Dritëro Agolli.