Covid, në fillim të verës testohet në Itali vaksina te njeriu

24 Prill 2020, 13:11

Një konsorcium europian i përbërë nga tre kompani bioteknike është vënë në punë për të krijuar një vaksinë kundër koronavirusit, një sfidë që gjithashtu pretendon të garantojë prodhimin e miliona dozave në një kohë rekord

Konsorciumi europian i përbërë nga kompania ReiThera Irbm të Pomezia në Romë, Leukocare në Monako dhe Univercells në Bruksel, po punon me ritme të larta për të filluar provat klinike të vaksinës te njerëzit gjatë verës në Itali.

ër sfidën e të qenit në gjendje të zhvillojnë një vaksinë të sigurt dhe mbrojtëse, tre ndërmarrjet bioteknike shënojnë, "shton nevojën e rëndësishme për të garantuar prodhimin e miliona dozave në kohën rekord".

Për të arritur qëllimin e zhvillimit të efektshëm dhe ultra të shpejtë të vaksinave, konsorciumi po e bazon punën e vet bazuar duke përdorur teknologji inovative.

Paralelisht me zhvillimin klinik, konsorciumi synon të zhvillojë një formulim të vaksinës që i lejon asaj ta stabilizojë atë për periudhë të gjatë gjë që lehtëson prodhimin me shpejtësi nga dhjetëra mijëra në miliona doza.