Covid, në SHBA më shumë se 100 mijë viktima! Brazili prej një javë mbi 1000 vdekje në 24 orë

28 Maj 2020, 13:18

Teksa në të gjithë botën numri i viktimave nga infeksioni i koronavirusit është rritur në më shumë se 355 700 për një total infeksionesh prej 5 milionë e 700 mijë, në SHBA numri i vdekjeve ka tejkaluar shifrën 100 000 duke u bërë vendi me numrin më të lartë të viktimave në botë prej pandemisë, me rreth një të tretën e totalit të atyre që kanë humbur jetën nga Covid-19.

Sipas New York Times numri i viktimave tejkalon numrin e ushtarëve të vrarë në të gjitha konfliktet e luftuara nga SHBA duke nisur që nga lufta me Korenë.

Duket se pandemia e koronavirusit do të bëhet më vdekjeprurja në historinë e SHBA pas pandemisë prej gripit spanjoll në vitin 1918 në të cilën vdiqën 675,000 amerikanë.

Shifra e personave të vdekur në SHBA, konsiderohet të jetë e njëjtë me numrin e ushtarëve amerikanë që janë vrarë në Gadishullin Korean, Vietnam, Irak dhe Afganistan, përgjatë 44 vjetëve.

Megjithatë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, me 100 mijë viktima, SHBA në raport me numrin e përgjithshëm të banorëve, e rendit territorin në vendin e nëntë të shkallës së vdekshmërisë.

SHBA-ja njëherësh ka të raportuar rreth 1 milionë e 700 mijë persona të infektuar me Covid që përbëjnë 30 për qind të shifrës globale të të prekurve nga koronavirusi