Në Shtetet e Bashkuara, Covid vazhdon të rritet me ritme të larta dhe situata duket se ka dalë jashtë kontrollit. Të dhënat e fundit shënojnë një rekord të ri, tragjik: 40 mijë raste në një ditë të vetme. Një shifër e madhe që e rrit në më shumë se 2.4 milion numrin e njerëzve të infektuar që nga ardhja e epidemisë dhe për një total viktimash prej pothuajse 125 mijë. Numra megjithatë, rrezikojnë të mos tregojnë realitetin e dëmeve të shkaktuara nga Covid. Sipas disa vlerësimeve, të infektuarit mund të jenë dhjetë herë më shumë se ata që komunikohen zyrtarisht nga autoritetet, domethënë të paktën 23 milion.