Covid, roboti që zëvendësoi 13 të diplomuar në mjekësi gjatë ceremonisë në 'Universidad del Magdalena', në Kolumbi

6 Maj 2020, 14:49

Lied, quhet roboti që zëvendësoi 13 të diplomuar në mjekësi gjatë ceremonisë në 'Universidad del Magdalena', në Kolumbi.

Roboti Lied mblodhi gradat bachelor për studentët, të cilët morën pjesë vetëm në mënyrë virtuale në event, të lidhura me videokonferencë përmes një ekrai që roboti e mbante në duar.

Që nga 25 Marsi, të gjitha shkollat ​​në Kolumbi janë mbyllur, si një masë për të parandaluar infeksionin nga koronavirusi.