Covid/ Rreth 75 mijë vdekje në botë! Rekord viktimash në SHBA

7 Prill 2020, 14:28

Njerëzit e infektuar nga koronavirusi në botë numërohen në rreth 1.400 000 kurse numri i viktimave është rritur në rreth 75 mijë

Europa është kontinenti më i prekur, me rreth 60 mijë vdekje, gati 85% e të cilëve janë regjistruar në Itali, Spanjë, Francë dhe Britani të Madhe.

Me rreth 400 mijë raste infeksioni, SHBA kanë regjistruar një rekord të ri të trishtuar teksa në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, humbën jetën 1150 persona të prekur Covid-19 për një total prej më shumë se 11 mijë,  nga të cilat më shumë se 5000 janë në shtetin e New York-ut ku Mark Levine, President i Komisionit të Shëndetësisë paralajmëroi se të vdekurit në ditët e ardhme mund t'i varrosen nëpër parqe pasi që tani morgët thuajse janë plot. Në një postim në Twitter Levine shkruante

“Së shpejti, nëse do të jetë e nevojshme do të fillojmë me varrosjet e përkohshme në parqe. Varrimi do bëhet në mënyrë dinjitoze të rregullt e të përkohshme”.

Presidenti Donald Trump në konferencën e përditshme për shtyp tha se SHBA po i afrohen pikut të epidemisë dhe vendin e presin ditë të vështira duke specifikuar se deri më tani janë bërë mbi një milion e gjysmë tampona në të gjithë Amerikën një numër në terma absolut më i madh se në vendet e tjera.