Covid, Serbia rihap kufijtë, nuk do ketë karantinë apo test të detyrueshëm për turistët

22 Maj 2020, 13:45

Qeveria serbe vendosi për rihapjen kufijve të vendit, pasi i kishte mbyllur ato më 15 mars, për të luftuar përhapjen e koronavirusit

Në një deklaratë të qeverisë së Serbisë thuhet se "Pas përmirësimit të situatës me pandeminë, qeveria vendosi të rihapë pikat kufitare dhe të lejojë hyrjen e të gjithë njerëzve në Republikën e Serbisë, pa një test të detyrueshëm të koronavirusit”.