Covid, terapia me antitrupa plazmatike funksionon, në Itali krijohet banka dixhitale e gjakut

4 Maj 2020, 13:51

Drejtori i pneumologjisë në spitalin Poma në Mantova, në Itali thotë se terapia plazmatike me antitrupa mbi pacientët në gjendje të rëndë nga infeksioni i koronavirusit po funksionon dhe është e suksesshme dhe se drejt spitalit po vërshojnë shumë donator, ish pacientë të shëruar që tani duan të dhurojnë plazmën e gjakut të tyre, që tani ka krijuar antitrupa ndaj Covid. Per të manaxhuar donatorët dhe mbledhjen e plazmës me antitrupa po krijojnë një bankë dixhitale të gjakut.

"Në kujdesin intensiv është një djalë 28-vjeçar i quajtur Francesco. Ai është shtruar që nga dita e enjte dhe situata e tij u përkeqësua një ditë më pas. Ne kërkuam që Komiteti i Etikës të jepte leje për përdorimin si trajtim të plazmës së pacientëve tashmë të shëruar dhe ata na dhanë pëlqimin e tyre”, - thotë 53 vjeçari De Donno, drejtori i Pneumologjisë dhe pjesë e Njësisë së Terapisë Intensive në Spitalin Carlo Poma në Mantova. Emocioni që ai ka mbajtur në gji në gjithë këto muaj pandemie nga koronavirusi duket se mbizotëron.