Covid ‘vret’ ekonominë, EuroFound: Në Europë 28% humbën punën! BB: 60 milionë në varfëri ekstreme

20 Maj 2020, 14:18

Papunësia në Europë pothuajse është dyfishuar. Sipas një studimi nga EuroFound, 28% e europianëve kanë humbur vendet e punës përkohësisht ose përgjithmonë që nga fillimi i krizës. Spanja përshembull vlerëson se 19 përqind e popullsisë së saj aktive do të jetë e pa punë këtë vit.

Papunësia në Europë pothuajse mund të dyfishohet deri në fund të vitin 2020 dhe deri në 59 milion vende pune mund të jenë të rrezikuara.

Një sektor i goditur rëndë nga pandemia dhe bllokimet është ai i turizmit.

Në Britaninë e Madhe vetëm në muajin prill kanë paraqitur kërkesa për përfitim prej papunësisë mbi 800,000 persona për një total prej rreth 2 milionë, shifra më e lartë që prej vitit 1996.

Kancelari i ekzekutuesit Rishi Sunak tha se ekonomia britanike mund të përballet me "një recesion të paparë ndonjëherë”.

Sipas Bankës Botërore, më shumë se 60 milionë njerëz në të gjithë botën do të përballen me “varfëri ekstreme” si pasojë e koronavirusit dhe se rritja ekonomike do të tkurret mesatarisht me 5 për qind këtë vit, teksa kombet po përballen me pandeminë.

Sipas BB “Miliona burime për jetesë janë shkatërruar dhe sistemet e kujdesit shëndetësor janë në tension”.

Banka Botërore e përcakton “varfërinë ekstreme” kur një person jeton me më pak se 1.90 dollarë në ditë.