COVID-19/ 100 fëmijë të infektuar gjatë pandemisë, Kuli për Report Tv: 4 prej tyre u intubuan.

9 Janar 2021, 17:22

Rreth 100 fëmijë janë shtruar në total në repartin COVID të pediatrisë në QSUT që nga nisja e pandemisë në vendin tonë. Profesoreshë Gjeorgjina Kuli thotë për Report Tv se 4 fëmijë janë intubuar, 3 prej të cilëve kanë arritur të shërohen. Aktualisht 10 fëmijë të infektuar ndodhen të shtruar në spital.