COVID-19, 3683 familje dhe pensionistë të vetmuar marrin ndihma ushqimore dhe ilaçe

18 Prill 2020, 22:56

Vijon ndihma e qeverisë në kuadër të situatës për parandalimin e COVID-19, për të gjithë personat në pamundësi të një vakti ushqimi. Janë plot 3683 familje në nevojë dhe pensionistë të vetmuar të cilët kanë marrë ushqime, barna mjekësore dhe ndihma të tjera. Ndihmat janë shpërndarë në 12 qytete të vendit ku vetëm në qytetin e Elbasanit janë ndihmuar rreth 1243 familje në nevojë dhe pensionistë. Më pas lista vijon me qytetin e Tiranës, Beratin, Kukësin, Dibrën, Korçën, Shkodrën Gjirokastrën, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Fier. Gjatë gjithë kësaj periudhe të gjitha shtresat në nevojë kanë përfituar ndihmë në qeveria dhe pushteti lokal.