COVID-19 / 4 viktima në 24 orë! Ndërron jetë një 21-vjeçar dhe profesori që zbuloi ethet infektive

23 Tetor 2020, 20:44

Situata e koronavirusit në vend vijon të jetë e rënduar. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 306 raste të reja me nga 1412 testime të kryera. Rastet më të shumta janë shënuar në Tiranë me 179 të reja. Fatkeqësisht kanë humbur jetën 4 persona të tjerë prej të cilëve një 21 vjeçar nga Elbasani. Prej ditësh ai ishte i intubuar në spitalin Shefqet Ndroqi. Ai ishte me sëmundje bashkëshoqëruese. Gjithashtu ka humbur jetën dhe profesori i njohur Elmaz Elezi, mjeku i njohur 85-vjeçar, ish-drejtues i klinikës infektive në QSUT.Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 71 qytetarë ndërkohë që numri i personave të shtruar vijon të jetë i lartë. Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 260 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1412 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 306 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar në 10466 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 179 raste në Tiranë, 5 raste në Korçë dhe Vlorë, 16 raste në Fier, 13 raste në Elbasan, 10 raste në Berat, 6 raste në Mirditë, 5 raste në Durrës, 4 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec, 2 raste në Mat, Roskovec, Bulqizë, Peqin, 1 rast në Shkodër, Krujë, Lushnje, Rrogozhinë, Gjirokastër, Shijak, Patos. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 260 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.Një 21 vjeçar nga Elbasani i cili ishte infektuar me Covid ka ndërruar jetë ditën e sotme. I riu ka qenë i intubuar në spitalin "shefqet Ndroqi", dhe pavarësiht përpjekjeve nuk ia ka dalë ta fitojë këtë "betejë". Report Tv mëson se ai kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese, të cilat ende nuk bëhen me dije.