COVID-19, apeli i Presidentit: Mos e humbni vëmendjen, mazhoranca dhe qeveria të reflektojnë!

6 Korrik 2020, 13:32

Daljen për mediat këtë të hënë Presidenti Ilir Meta e nisi me mesazhe për të pasur kujdes me koronavirusin. Nga qeveria dhe mazhoranca kërkoi reflektim, ndërsa u shpreh se është e domosdoshme zbatimi i protokolleve.

"Tërheq vëmendjen ndaj të gjithëve për të mos humbur përqendrimin në përballimin më efikas të pandemisë, pasi shtimi i rasteve të qytetarëve dhe numrit të viktimave kërkojnë urgjentisht një reflektim nga të gjithë, nga institucionet, qeveria, opozita, sipërmarrjet dhe çdo qytetar. Është e domosdoshme një strategji e re, me protokollet e mirëpërcaktuara dhe për të vënë në kontroll përhapjen në rritje të kësaj pandemie.Është i domosdoshëm një komunikim efikas me vendet fqinje për të shkëmbyer informacione në kohë reale me qëllim që kjo strategji të na mundësojë daljen sa më të sigurt dhe të shpejt nga kjo situatë", tha Meta