COVID-19, asnjë ushtarak i prekur. Flet për Report TV nënkoloneli i FA

13 Prill 2020, 19:12

Në një kohë kur sikundër bluzat e bardha, policia e shtetit, edhe forcat e armatosura Forcat e Armatosura të ushtrisë kanë zbarkuar në terren për të monitoruar në bashkëpunim me policinë e shtetit respektimin e rregullave të situatës COVID-19 nga qytetarët. Në një lidhje skype me Report TV, në emisionin Repolitix, zv. Komandanti i Policisë Ushtarake, nënkolonel Ajet Jata tha se janë vënë në dispozicion të gjitha burimet njerëzore dhe se përveç ndalimit të shkelësve rastet u referohen policisë së shtetit të cilët jana ata që vendosin më pas gjoba. Ai foli dhe për zonat ku janë evidentuar më shumë shkelje sikundër janë Alliasi dhe rruga ’’Mine Peza’’, në Tiranë.