COVID-19/ Banka e Shqipërisë për Report Tv: Hoqëm tavanin, bankat e nivelit të dytë mund të marrin kredi pa limit për likuiditet

22 Prill 2020, 18:17

Banka e Shqipërisë ka marrë një sërë masash për të përballuar pasojat negative që po shkakton koronavirusi në ekonomi. Fillimisht Banka vendosi shtyrjen me tre muaj të pagesë së kësteve të kredisë, dhe më pas u ul norma bazë e interesit nga 1 në 0.5%. Drejtori i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë Erald Themeli, zbulon për Report TV se po ashtu është hequr limiti i kredisë që mund të marrin bankat tregtare tek banka qendrore. Sipas Themelit nuk do të ketë kufizim për sasinë e huasë së kërkuar për likuiditet për bankat.