COVID-19/ Bankat shtrëngojnë kushtet e kreditimit për bizneset dhe individët, shkak pasiguria

15 Maj 2020, 16:48

Pandemi globale COVID-19, që ka prekur edhe vendin tonë ka rritur pasigurinë tek sektori bankar. Banka e Shqipërisë raporton se bankat e nivelit të dytë kanë shtrënguar kushtet për dhënien e kredisë si për bizneset ashtu edhe për individët. Bankat kanë ulur vlerën e kredisë që mund të japin si dhe jetëgjatësinë që kanë klientët për ta shlyer.