COVID-19, Bashkia Kamëz vendos tunelin e dezinfektimit në treg, pas denoncimit të Report TV

19 Prill 2020, 19:50

Bashkia e Kamzës ka marrë të gjitha masat e nevojshme në tregun e saj ku shumë qytetarë drejtohen për të bërë pazaret e tyre. Pas denoncimit të Report Tv dhe këmbënguljes së gazetarit Arsen Rusta, vendoset tuneli i dezinfektimit në tregun e Kamzës. Më herët nga ana e kësaj bashkie u vendosën pullat distancuese për blerësit, ndërsa mbrëmjen e sotme tregu ka instaluar dhe tunelin për të gjithë personat që duhet të hynë brenda tij të paisur me maska dhe doreza dhe me lejen përkatëse. Ka qenë report Tv. I cili ngriti këtë problematikë dhe më pas institucionet filluan të lëvizin duke marrë të gjitha masat e kërkuara për parandalimin e përhapjes së COVID-19.