COVID-19 bllokon në Shqipëri emigrantet siriane: Natën e kalojmë jashtë

18 Prill 2020, 16:48

Grupet e emigranteve nga Siria janë ndër ta paktët këmbësorë që lëvizin përgjatë autostradës që përshkon qarkun e Lezhës, teksa qarkullimi i njerëzve dhe makinave është kufizuar për shkak të masave kundër epidemisë së COVID-19. Që prej mbylljes së kufijve lëvizjet e tyre janë të shpeshta, pasi kanë mbetur të bllokuar në Shqipëri duke e pasur të pamundur të ndjekin rrugën drejt veriut të Europës.