COVID-19 boshatis kishat, besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët! Janullatos: S'duhet të lejojmë që virusi të na gjunjëzojë, do fitojë solidariteti mbarënjerëzor

19 Prill 2020, 00:20

Besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kremtojnë sot ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e Pashkëve. Kryepeshkopi Anastas Janullatos zhvilloi meshën në Katedralen Orthodhokse ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë.

Këto Pashkë, ndryshme nga vitet e tjera, zhvillohen me kisha të boshatisur për shkak të COVID-19, ku besimtarët do i ndjekin ritet nga televizori duke i kryer ata në shtëpitë e tyre. Një situatë e tillë nuk ndodh që nga koha e rënies së diktaturës komuniste dhe sot për shkak të virusit të rrezikshëm besimtarët nuk do jenë të pranishëm as në kishë dhe as në rrugë. Solidariteti, dhembshuria dhe dashuria për familjen dhe njëri-tjetrin është ajo që  na mëson kjo 'luftë' me koronavirusin dhe mesazhi që na sjellin Pashkët.